Personat që dalin nga karantina do të nënshkruajnë një deklaratë nën betim

10 prill 2020 | 16:57

Personat që dalin nga karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, do të nënshkruajnë një deklaratë nën betim, përmes së cilës zotohen se do të vetizolohen.

Kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Aty theksohet se këta persona do të jenë në monitorim të vazhdueshëm.

“Shkelja e udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Ministria ka njoftuar se në të njëjtën kohë, do të vazhdoj testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi dy javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe lirimi nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK-ja.

Qendra e Studentëve në Prishtinë tashmë ka kaluar në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës. Aty janë vendosur në karantinë një numër i konsiderueshëm i personave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot gjatë ditës i është vënë zjarri një pjese të…