Personat që kanë qenë të infektuar rëndë me Covid mund të përballen me simptoma të reja
20 dhjetor 2022
| 12:10
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se disa persona, veçanërisht ata që kanë kaluar forma të rënda të Covid-19, mund të përballen edhe më tej me simptoma si lodhje, ethe si dhe simptoma të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, zemrës, simptoma neurologjike, etj.
“Kërkoni këshilla dhe ndihmën e mjekut tuaj për t’i trajtuar simptomat e Covid-19 të zgjatur”, ka njoftuar MSh-ja.