Personeli i sigurisë në aeroporte në Gjermani, sërish në grevë
Këtë të premte sindikata u ka bërë thirrje për grevë punonjësve të sektorit të sigurisë në aeroporte. Qëllimi është rritja e presionit ndaj punëdhënësve në sfondin e bisedimeve që nisin më 20 mars për kontratat e punës.
Edhe këtë të premte, për shkak të grevës, sërish do të ketë anulime fluturimesh. Të prekur janë kryesisht aeroportet në Drezden, Hanover, Dortmund, Weeze dhe Karlsruhe/Baden-Baden. Në grevë do të jetë personeli i sigurisë. Sindikata Verdi me grevën synon të ushtrojë presion ndaj punëdhënësve për raundin pasues të bisedimeve mbi kontratat e punës. Bisedimet janë planifikuar për 20 mars. Verdi kërkon paga më të larta ndër të tjera edhe suplement page për punonjësit që kanë funksione si dhe për orët shtesë të punës për rreth 25.000 të punësuar në këtë sektor.
Edhe ditën e enjte (14.03.2024) u prekën nga grevat e punonjësve të këtij sektori disa aeroporte duke e çuar në 600 numrin e fluturimeve të anuluara. Rreth 90.000 pasagjerë u prekën, sipas të dhënave të shoqatës së aeroporteve ADV.
Grevat në rrjetin e qarkullimit ajror, hekurudhor dhe atij urban janë shpeshtuar gjatë tremujorit të parë të këtij, pasi sindikatat dhe sipërmarrësit nuk bien dakord për rritjen e pagave për kontratat e punonjësve në sektorë të ndryshëm shërbimi./DW