![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/Drenasi.jpg)
Personi që humbi jetën mbrëmë në “Bon Vivant” i afërm i biznesmenit të njohur kosovar
05 gusht 2023
| 11:25
Një 39-vjeçar ka vdekur pas plagëve që ka marrë mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” që tronditën Prishtinën.
Periskopi ka mësuar se personi i vrarë është Kastriot Ramadani, nga fshati Zabel i Ulët i Drenasit familjar i biznesmenit të njohur Hetem Ramadani.
Ndryshe nga ky incident që ndodhi mbrëmjen e 4 gushtit, janë lënduar 21 persona.
Nga ky rast siç njofton Policia e Kosovës, kanë mbetur të lënduar katër meshkuj nga arma e zjarrit, teksa 17 persona, prej tyre tre burra dhe 14 femra, janë lënduar si pasojë e thyerjeve të gotave-shisheve të qelqit.