Personi që ndihmoi sulmuesit e 11 shtatorit në SHBA, transferohet me siguri të shtuar nga Gjermania
Një burrë maroken i dënuar që ndihmoi disa nga pilotët e sulmit terrorist të 11 shtatorit, është depërtuar nga Gjermania për në vendin e tij të lindjes.
Mounir el-Motassades, 44 vjeç, ishte anëtar i një grupi islamikësh radikal me qendër në Hamburg, dhe u shpall fajtor për ndihmën e ofruar në realizmin e aktit terrorist të vitit 2001 në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku u vranë afro 3 mijë njerëz, transmeton Indeksonline.
Motassades u shoqërua me disa prej rrëmbyesve të 11 shtatorit dhe në vitin 2017 prokurorët aprovuan se ai u morr me financat e tyre dhe u ndihmoi në forma të tjera për të realizuar sulmin.
Ai u dënua me 15 vjet burg dhe është vetëm një prej dy personave të dënuar deri më sot për përfshirje në këtë komplot.
Fotografitë e realizuara në këtë rast tregojnë përcjelljen e tij me forca të shtuara të sigurisë, ku i ishin mbuluar edhe sytë.
I dënuari u depërtua për në Maroko nga Frankfurti.