Personi që u godit nga vetura në Prizren është nipi i deputetit të Kuvendit të Kosovës

21 dhjetor 2023 | 20:22

Një këmbësor është goditur nga një veturë, që për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore, sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Për Nacionalen ka folur deputeti Enis Kervan, i cili edhe ka publikuar pamjet e aksidentit. (pamje të rënda).

“Është djali i vëllaut tim. Në Prishtinë jemi. Diçka e mirë është se po e din vetveten. Ka lëndime në tru, në kokë dhe në pjesë të tjera. Kemi bë dy CT deri më tani. Njëherë për njëherë nuk ka nevojë për intervenim. Djali është 22 vjeçar. Kurse personi që shkaktoi aksidentin është shumë i ri gjithashtu. Unë kam postuar videon, për t’u vetëdijësuar njerëzit, sepse edhe mua më erdhi keq me i postu, por le të marin mësim njerëzit.” – ka thënë deputeti Kervan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autori i sulmit të Fakultetin e Filozofisë në Pragë dyshohet…