Personi që u plagos dje në Fushë Kosovë, jashtë rrezikut për jetë

07 prill 2024 | 09:03

Një person është plagosur dje në Fushë Kosovë. I dyshuari është identifikuar, por ende nuk është arrestuar.

Policia njofton se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti i ka kërkuar publikisht…