Peruja mposhti Kilin, siguron finalen
Peruja do të jetë skuadra tjetër finaliste e Kupës së Amerikës. Peruanët mundën 0-3 Kilin dhe ishin ata që prekën finalen. Skuadra e udhëhequr nga trajneri argjentinas Gareka, nuk e vuri në asnjë moment sfidën në dyshim dhe ka qenë ekipi, i cili ka mbizotëruar në fushë.
Në minutën e 21-t, Flores kaloi në avantazh Perunë, ndërsa në minutën e 38-të Jotun dyfishoi shifrat për ta bërë ndeshjen më të sigurt. Në pjesën e dytë Kili luftoi, por nuk mundi të bënte asgjë dhe sikur mos të mjaftonte kjo, në minutën e 91-të Guerrero, gjeti golin e tretë për Perunë.
Në fund Vargas humbi rastin të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë dhe çdo gjë u mbyll në ato shifra. Është finalja e parë pas 44 vitesh për Perunë që do tentojë të bëjë mrekullinë ndaj Brazilit në finale.