Peruja përshëndetet me fitore nga Botërori
26 qershor 2018
| 18:01
Peruja e ka mposhtur Australinë (2-0), në ndeshjen e fundit në këtë Botëror për këto dy përfaqësuese.
Në minutën e 18-të, Andre Carrillo shënoi një gol të bukur për rezultatin 1-0, kurse golin e dytë e shënoi veterani Jose Paolo Guerrero (50).
Peruja e përfundon kampionatin si e treta në Grupin C, kurse Australia mbetët e fundit me vetëm një pikë të grumbulluar.
/Epoka e re/