Peruja zhytet në krizë politike

01 tetor 2019 | 18:00

Peruja është zhytur në krizë politike pasi presidenti, Martin Vizcarra e ka shpërndarë Kongresin.

Ligjvënësit e opozitës, të cilët janë shumicë në Kongres, thanë se shpërndarja paraqet një grusht shteti.

Ata e pezulluan presidentin Vizcarra dhe votuan që zëvendës-presidenti, Mercedes Araoz, të jetë president në detyrë.

Ndërkohë, Vizcarra ka dekretuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 26 janar.

Krerët e forcave të armatosura dhe policia e kanë mbështetur Vizcarran, duke thënë se ata e njohin atë si president kushtetues dhe komandant i përgjithshëm.

Zyra e shtypit e presidencës gjithashtu ka publikuar një fotografi ku komandantët e ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe policisë morën pjesë në një takim të kryesuar nga Vizcarra në pallatin presidencial në Lima.

Mijëra njerëz janë mbledhur gjithashtu jashtë ndërtesës së Kongresit për të treguar mbështetjen e tyre për të.

Por, ligjvënësit e opozitës kanë thënë se Vizcarra tejkaloi fuqitë e tij kur e shpërndau Kongresin e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ata kanë kënduar himnin kombëtar dhe nuk kanë pranuar të largohen nga Kongresi ndërsa premtuan besnikërinë e tyre ndaj zëvendës-presidentit Araoz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendlindjes se tij në Malishevë, kandidati për kryeministër nga…