Libri ‘Fitorja Diplomatike’ do të përurohet edhe në Shkup
14 mars 2019
| 17:45
Më 19 mars, në orën 13:30, në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup (salla 301) do të bëhet përurimi i librit ‘Fitorja Diplomatike’ i autorit Sabri Kiçmari.
“Promotor i librit do të jetë Agron Buxhaku, ish-ambasador i Maqedonisë në Paris. Falënderime të përzemërta rektorit prof. dr. Azis Pollozhani për iniciativën dhe organizimin”, ka shkruar autori i këtij libri në llogarinë e vet në “Facebook” Sabri Kiçmari.
Libri ‘Fitorja Diplomatike’ javën e kaluar është përuruar edhe në Prishtinë.
/Epoka e re/