Përurohen dy laboratorë që do të shërbejnë për kalibrimin e radarëve dhe alkoolmetrave
30 korrik 2019
| 14:22
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë përuruar dy laboratorë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencisë së Metrologjisë që do të shërbejnë për kalibrimin e radarëve dhe alkoolmetrave.
Ministri Shala ka thënë se kjo është edhe një dëshmi për punën që janë duke e bërë në mbrojtje të konsumatorit dhe ofrimit të sigurisë për qytetarët.
“Policia e Kosovës tash e tutje do t’i kalibrojnë pajisjet në institucionet shtetërore, dhe qytetarët do jenë edhe më të sigurt”, ka thënë Shala.
/Epoka e re/