Përurohen edhe 100 parkingje të reja në Drenas

27 korrik 2023 | 12:56

Komuna e Drenasit ka përuruar edhe 100 parkingje të reja, që do të jenë në dispozicion për shfrytëzim nga qytetarët e Drenasit, krahas 350 parkingjeve që u përuruan javë më parë, e që gjithsej arrijnë shifrën prej 450 parkingjeve të reja.

Krahas kësaj është bërë asfaltimi i pjesës rrugore që lehtëson kyçjen e automjeteve në qendrën e qytetit.

“Kjo duke u nisur nga evidentimi që kemi bërë në terren, kemi evidentuar si një ndër problemet bazike me të cilën përballeshin qytetarët ishte mungesa e hapësirave për parkimin e veturave. Krahas kësaj është bërë asfaltimi i pjesës rrugore që lehtëson kyçjen e automjeteve në qendrën e qytetit të Drenasit. Komuna e Drenasit vazhdon me karvanin e investimeve infrastrukturore për të mirën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Saint West është vetëm 7 vjeç dhe ka takuar disa…