Përurohen investimet në shkollën “Skënderbeu” në Mitrovicë (foto)
14 mars 2024
| 12:51
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar shkollën fillore “Skënderbeu”, ku edhe ka përuruar investimet e bëra në këtë shkollë.
Hamza ka thënë se qeverisja lokale po vazhdon me përmbushjen e premtimeve për investime në arsim.
“Me renovimin e Sallës së Sporteve gjatë vitit 2022, renovimin e tërësishëm të pjesës së jashtme, ngrohjen dhe ndriçimin e objektit në bashkëpunim me FKEE, shkolla është shndërruar ne një objekt modern dhe të veçantë për mbi 700 nxënës dhe stafin e mrekullueshëm të kësaj shkolle”, është shprehur kryetari Hamza.
Ai më tutje ka shtuar se gjatë vitit 2024, do të investohet edhe në oborrin e kësaj shkolle.