Përurohen pesë njësi shtesë të këndeve “Te Pema”
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në bashkëpunim me ICK(Innovation Centre Kosovo) sot kanë përuruar pesë njësi shtesë të këndeve “Te Pema” në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përurimi ka për qëllim vetëdijesimin dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet. “Komuna e Prishtinës më bashkëpunim me ICK – Innovation Centre Kosovo sot përuruan pesë njësi shtesë të këndeve “Te Pema” në sheshin Zahir Pajaziti. TE Pema është pjesë e inkubatorit të Inovation Centre Kosova i cili ka për qëllim vetëdijesimin dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Një bankë/kënd i tillë kryen funksionin e 70 drunjve sa i përket cilësisë së ajrit. Prodhim vendor, inovativ, efektiv dhe konkurrent. Kemi porositur 9 njësi të tilla përfshi edhe verzionin xl që ka efektin e 150 drunjve”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/