Përurohen shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit në Drenas
28 nëntor 2019
| 12:37
Nga sot sheshit kryesor të Drenasit i janë shtuar edhe tri shtatore të reja, ajo e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit.
Në ceremoninë e zbulimit të këtyre shtatoreve kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, përfaqësues të OVLUÇK-së, përfaqësues të familjes Jashari, etj.
Vendosja e këtyre shtatoreve është bërë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, daljes së parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.