Përurohen varrezat e 22 martirëve në Gurbardh të Malishevës

20 dhjetor 2019 | 11:46

Në njëqind vjetorin e masakrës së Gurbardhit, ku u vranë 22 civil, sot në këtë fshat, janë përuruar varrezat e rregulluara të kësaj masakre. Në ceremoninë e përurimit të varrezave të rregulluara, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i shoqëruar nga përgjegjës të drejtorive komunale, nxënës të shkollës dhe qytetarë të shumtë të Gurbadhit.

“Rregullimin dhe mirëmbajtjen e këtyre varrezave e kemi obligim, sepse këto varreza janë dëshmia më e mirë e krimeve të bëra mbi popullatën shqiptare. Këto masakra, si e Gurbadhit, dëshmojnë përpjekjet e okupatorëve sllav, për zhdukjen e popullit

hqiptarë, pasi vrasjet ishin masive, pothuajse në çdo vendbanim, por ne kemi mbijetuar, sepse zoti deshi që ne të mbijetojnë dhe luftuam për mbijetesë, sepse ky është vendi ynë dhe kjo është toka jonë”, tha mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit.

Në emër familjarëve, të pranishmit i ka përshëndetur Haxhi Berisha, nga Gurbardhi, i cili e ka falënderuar komunën për rregullimin e varrezave të 22 martirëve të fshatit Gurbardh, të cilët, u vranë në pranverë të vitit 1919.

100 vite më parë, forcat e ushtrisë çetnike serbo-malazeze, vranë 22 civil të fshatit Gurbardh, i cili në atë kohë numëronte më pak se 40 familje. Të vrarët e kësaj masakre, banorët i kanë varrosur në një hapësirë të veçantë, me qëllim të kujtimit të kësaj masakre.

Përurimi i varrezave t kësaj masakre, ishte planifikuar të përuroheshin më 28 Nëntor, por për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit në Shqipëri, është anuluar ky aktivitet.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…