Përurohet Ambulanca e Mjekësisë Familjare në Dobratin të Podujevës
16 shtator 2021
| 12:44
Sot është bërë përurimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Dobratin të Podujevës.
Në ceremoninë solemne të hapjes së ambulantes së re në këtë fshat, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Driton Veliu, stafin menaxherial të QKMF-së dhe banorë të kësaj zone.
Bulliqi me këtë rast ka thënë se në vazhdën e investimeve në infrastrukturën shëndetësore, sot kanë përuruar ambulanten e re në fshatin Dobratin, e cila do të ofrojë mundësi që qytetarët e kësaj ane të marrin shërbimet shëndetësore primare.
“Prioriteti ynë mbetet përmirësimi i kushteve dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës sonë”, ka thënë Bulliqi.