Përurohet asfaltimi i segmentit të parë të rrugës Deçan-Plavë

16 qershor 2020 | 17:37

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë të  martën në përurimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës Deçan-Plavë.

Të pranishëm ishin kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Hoti tha se është i nderuar të marrë pjesë në përurimin e kësaj rruge, projekt ky i rëndësishëm për trojet shqiptare.  “Jam vërtet i nderuar që në ditët e para të mandatit e përurojmë një projekt të rëndësishëm të qeverive të kaluara, disa ministra me radhë kanë punuar në këtë projekt, dhe jam shumë i nderuar që sot një pjesë të kësaj rruge e përfundojmë dhe bashkë me ministrin e Infrastrukturës morëm obligimet për të quar më tutje këtë projekt të rëndësishëm për trojet shqiptare”, tha kryeministri Hoti.

Duke e quajtur këtë rrugë të një rëndësie strategjike për të gjithë shqiptarët, kryeministri Hoti siguroi kryetarin e Komunës së Deçanit, se do të jenë së bashku për të quar deri në kufi këtë rrugë dhe bashkë me bashkëkombësit tonë matanë kufirit ta lidhin deri në destinimin e saj.

Kryeministrit Hoti në këtë ceremoni, nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, iu nda dekorata “Rruga e jetës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati amerikan, Michael Polt, i cili ka shërbyer si ambasador…