Përurohet autostrada ‘Arbën Xhaferi’
29 maj 2019
| 13:05
Republika e Kosova ka përuruar autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila lidhë Prishtinën me Shkupin.
Në përurimin e kësaj autostrade kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, etj.
Liderët e institucioneve shtetërore gjatë fjalës së tyre në këtë ceremoni, kanë theksuar se autostrada “Arbën Xhaferi” është njëra ndër projketet më madhore të Kosovës.
Sipas tyre kjo autostradë jo vetëm që ka kuptimin e lidhjeve fizike, por edhe të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.
/Epoka e re/