Përurohet çerdhja e re për 200 fëmijë të Komunës së Lipjanit

01 shtator 2020 | 13:12

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtor sot ka përuruar çerdhen e re në qytetin e Lipjanit.

Me këtë rast kryetari Ahmeti tha se është kënaqësi e veçantë përurimi i një objekti me standarde të larta dhe kushte moderne, i cili do të shërbejë për edukimin e fëmijëve në moshë të hershme. Ai ka theksuar se investimi në çerdhe publike, është po aq i rëndësishëm sa investimi në institucione të arsimit të lartë, sepse sa më të vegjël të kyqen fëmijët në institucione arsimore aq më shumë përparojnë dhe përgatiten për rrugën e tyre drejt shkollimit.

“Ishte edhe zotim i yni që Lipjanit t’i shtohet edhe një çerdhe e re, në mënyrë që gjithë atyre që punojnë të kenë mundësi shtesë për vendosjen e fëmijëve të tyre në këtë institucion publik” është shprehur kryetari Ahmeti.

Për shkak të situatës aktuale të ballafaqimit me pandeminë Covid – 19, kryetari Ahmeti u bëri apel punëtorëve të çerdhes dhe prindërve që sjellin fëmijët e tyre në këtë çerdhe, të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së virusit Covid – 19.

Në anën tjetër, drejtoresha e çerdhes publike në Lipjan, Biha Azemi tha se me rritjen e numrit të banorëve në qytetin e Lipjanit është shtuar edhe kërkesa për çerdhe publike, prandaj ka falenderuar Komunën e Lipjanit për këtë investim.

Çerdhja e përuruar sot në Lipjan ka kapacitete për pranimin e 200 fëmijëve, por që gjatë kohës së pandemisë do të punojë me kapacitete të reduktuara. Ky investim është nga Komuna e Lipjanit dhe arrinë vlerën: 323, 991.898 euro.

 

 

 

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

 

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angel Di Maria dhe Leandro Paredes mund të jenë dy…