Përurohet çerdhja e re për 200 fëmijë të lagjes “Kodra e Trimave” (Foto)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se të hënën është hapur çerdhja e re “Milingonat” në “Kodrën e Trimave”.
Ahmeti nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka shkruar se kjo çerdhe ka kapacitet për 200 fëmijë.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Investojmë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që kjo buzëqeshje të i përcjellë edhe në të ardhmen!
Sot po e hapim çerdhen e re “Milingonat” me bazë në komunitet për 200 fëmijë të lagjes “Kodra e Trimave”.
Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri, është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të ardhme më të mirë.
Kjo është çerdhja e parë që po e hapim këtë vit dhe shumë shpejt do të i hapim edhe çerdhet e radhës, në lagjet “Tophane”, “Kalabri” dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e Kryeqytetit.
Qëllimi ynë kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nënat vetushqyese, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.
Sikur edhe çerdhet tjera me bazë në komunitet, edhe kjo, do të udhëhiqet nga vetë komuniteti i prindërve
Bashkë krijojmë mundësi më të mëdha për të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës.
/Epoka e re/