Përurohet fusha në Skenderaj, Veseli premton investime të tjera
Në Skenderaj është përuruar fusha e ndërtuar e futbollit me bari artificial, e cila është bërë me investim të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Në përurimin e kësaj fushe i pranishëm ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka më këtë rast ka premtuar se do të krijohen kushte për sportistët të cilët do të përgatiten për garat ndërkombëtare.
“Në Skenderaj përuruam stadiumin ndihmës të futbollit. 12 të tillë, modern, po ndërtohen në Kosovë aktualisht. Shteti do t’i përkrahë dhe do tu krijojë kushte sportistëve tanë, në mënyrë që emri i Kosovës të nderohet në arenat e sportit botëror”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.
Të pranishëm në përurimin e kësaj fushe ishte edhe kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
/Epoka e re/