Përurohet fusha sportive në Krushë të Madhe

10 korrik 2024 | 16:38

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorët, mësimdhënës, nxënës e qytetarë sportdashës, në hapësirën e ShFMU “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, përuruan mjediset e reja sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, që do t’u shërbejnë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të fshatit për sport e rekreacion.

Kjo është fusha e parë me shtresë gome (TARTAN) në komunën tonë.

Me këtë rast, së bashku me nxënësit e kësaj shkolle, zhvilluan një lojë futbolli.

Me ndërtimin e terreneve të reja sportive, Komuna e Rahovecit synon promovimin e sportit, të jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitete fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njihuni me Galaxy AI të ri, të një niveli krejt…