Përurohet invertari i rinovuar i tri klinikave në Radiologjinë e QKUK-së
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia përuruan e rinovimet e invertarit të Klinikës së Radiologjisë, Mjekësisë Nukleare dhe Klinikës së Biokimisë dhe Kirurgjisë.
Punimet në këto tri klinika janë kryer 90 për qind, investim ky që ka kushtuar 393 mijë euro në rregullimin e korridoreve dhe sallave përkatëse.
Në këtë ngjarje, kryeministriKurti ka theksuar se Shërbimi Klinik i Mjekisë Nukleare është pajisur me aparaturën SPECT- CT, kostoja e të cilit është 850 mijë euro.
“SPECT CT përdor izotopet radio-aktive për të krijuar imazhe funksionale dhe për të treguar se si funksionojnë organet ashtu edhe indet në trupin e njeriut, paralelisht me CT që krijojnë imazhe strukturore në detaje për anatominë e trupit dhe kombinim i këtyre dy teknikave ndihmon në diagnostikimin më të saktë. Janë kryer edhe trajnime e nevojshme me stafin”, ka deklaruar Kurti.
Ndërsa ministri Arben Vitia, ka njoftuar se në vazhdim do të bëhen investime të tjera aparatura të reja dhe moderne, kështu që pacientët të diagnostikohen dhe trajtohen në Kosovë.