Përurohet kompleksi rekreativ “Atlantis” në Vushtrri
19 qershor 2022
| 11:22
Mbrëmë është përuruar kompleksi rekreativ “Atlantis” në Dumnicë të Epërme të Vushtrisë.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se ky fshat i Vushtrrisë tanimë po shndërrohet në një pikë të rëndësishme turistike, që përpos zooparkut të drerëve dhe llojeve të shpendëve, tani iu shtua edhe kompleksi rekreativ “Atlantis” (investime të vëllezërve Avdyli).
“Ky kompleks me pishina të bukura, restorant dhe vende për rekreacion, me kushtet, me klimën dhe me bukuritë natyrore, do të jetë vendi më i kërkuar për t’u vizituar. Komuna e Vushtrrisë, në afatin më të shpejtë, ka asfaltuar rrugën deri te kompleksi, si ndihmesë për biznesin”, ka thënë Idrizi.