Përurohet konvikti numër VIII në Qendrën e Studentëve
26 shkurt 2018
| 16:49
Në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të hënën është përuruar konvikti numër VIII.
Në ceremoninë e inaugurimit të këtij konvikti kanë marrë pjesë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ai Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani dhe drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
Me këtë rast, ministri Bytyqi ka uruar studentët që do ta kenë mundësinë që të akomodohen në këtë konvikt të ri dhe modern, i cili ofron 150 dhoma për studentët e Universitetit të Prishtinës.