Përurohet Kulla e komandant Petritit, Reçica: Është simbol i qëndresës dhe i përkushtimit për lirinë e Kosovës
Në 26-vjetorin e rënies së Remzi Ademajt-Komandant Petritit, është bërë përurimi i Kullës në fshatin e tij të lindjes. Të pranishëm ishim shumë personalitete të jetës publike e ushtarake. në mësim e të pranishmëve ishte edhe deputeti i kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica. Reçica ka thënë se kjo Kullë e ndërtuar me përkushtim, është simbol i qëndresës dhe i përkushtimit për lirinë e Kosovës – një dëshmi e gjallë e historisë sonë të lavdishme.
Postimi i plotë i Reçicës:
Në Zhur të Prizrenit, u bë përurimi i Kullës së Komandant Petritit – Remzi Ademajt në fshatin e tij të lindjes, me rastin e 26 vjetorit të rënies heroike në altarin e lirisë.
Kjo Kullë e ndërtuar me përkushtim, është simbol i qëndresës dhe i përkushtimit për lirinë e Kosovës – një dëshmi e gjallë e historisë sonë të lavdishme.