Përurohet libri i ish-presidentit Sejdiu, ‘Ora e Kosovës – pavarësia dhe shtetndërtimi’
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka promovuar librin “Ora e Kosovës- Pavarësia dhe Shtetndërtimi”.
Një libër i cili trajton angazhimin e ish-presidentit Sejdiu në etapa të ndryshme historike si dhe rrugëtimin e Kosovës që nga kohërat e vështira në përpjekjet për liri si dhe gjatë fazës së shtetndërtimit.
Në promovimin e këtij libri morën pjesë personalitete të shquara kombëtare e ndërkombëtare.
“Dokumentimi i këtyre ngjarjeve historike do t’i shërbejë brezave të ardhshëm për informimin dhe vetëdijësimin për rolin e shumë gjeneratave që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare deri në arritjen e pavarësisë, si kurorë e rrugëtimit historik të popullit të Kosovës”, ka thënë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ishte pjesëmarrës në promovimin e këtij libri.