Përurohet libri për UÇK-në
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Pogdani” të premten është përuruar libri i autorit Kemajl Shaqiri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e Kosovës”, libër ky i cili u konsiderua thesar për historinë shqiptare.
Redaktori i librit, Bedri Tahiri, ka theksuar se me qëllim që ky libër të bëhet i pranueshëm për lexuesit e ka ndarë atë në gjithsej pesë kapituj.
Sipas Tahirit, libri i autorit Kemajl Shaqiri ka material të bollshëm që tregon për UÇK-në dhe luftën e saj kundër forcave serbe në Kosovë.
Recensenti i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e Kosovës”, Hysen Geci, ka thënë se libri i Kemajl Shaqirit pasqyron vështirësitë e organizimit të luftë karshi armikut shekullor të Kosovës.
Kurse, autori i librit Kemajl Shaqiri ka thënë se këtë libër është përpjekur ta shkruajë sipas kronologjisë të ngjarjeve që kanë ndodhur para dhe pas luftës.
Ai ka bërë me dije se këtë libër ia ka kushtuar babait të tij të ndjerë i cili u vra nga forcat serbe.
Në fund, Shtëpia Botuese “Lena Grafik” e nderoi autorin me mirënjohje për kontributin e dhënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.