Përurohet libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kombëtare”

17 dhjetor 2022 | 23:12

Përurimi i librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vlerë kombëtare” mblodhi përreth vetes në Prishtinë drejtues të institucioneve, publicistë, shkrimtarë, studiues, veteranë, invalidë e gazetarë.

Përurimi i librit është bërë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutin Albanologjik të Kosovës.

Në hapjen e këtij përurimi fillimisht foli drejtori ekzekutiv i AShAK-së, Bedri Zyberaj, i cili zbuloi më shumë mbi rrethanat dhe shtysat e këtij publikimi.

No description available.

“Ky libër është fryt jo i një individi, por i një numri të konsiderueshëm studiuesish të historisë dhe të kulturës sonë. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk po i ndahen sfidat, edhe pas shuarjes së saj. Ideja për organizimin e një sesioni shkencor ka qenë që prej vitit 2020, kur u bënë publike aktakuzat kundrejt drejtuesve të UÇK-së, por një sesion i tillë nuk u mbajt, për shkak të masave kufizuese të pandemisë”, ka thënë Zyberaj.

Në përurimin e këtij libri morën fjalën edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore – Tetovë, Abdulla Azizi dhe publicisti Muhamet Mavraj, të cilët folën mbi publikimin që ka parë së fundmi dritën e botimit, duke theksuar në ligjërimin e tyre epopenë dhe rëndësinë e përveçme të UÇK-së në përpjekjet çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.

May be an image of 5 people and people standing

“Botimi të cilën e keni në duar paraqet një kontribut të rëndësishëm akademik për audiencën kosovare dhe me gjerë. Autorët këtu bëjnë një analizë të thelluar të veprimtarisë së UÇK-së, nxjerrin konkluza me bazë shkencore për retrospektiven historike të ngjarjeve dhe ndodhive reale, duke përgenjështruar të pavërtetat dhe trillimet për zbehjen e idealit kombëtar të UÇK-së. Rëndësia e këtij botimi del në pah duke parë vëmendjen në rritje që po i kushtohet aktivitetit shtetformues të UÇK-së në etablimin e një shteti sovran, si subjekt i barabartë në komunitetin ndërkombëtar dhe në marrëdhëniet me vendet tjera. Ky tekst bëhet i rëndësishëm si në kuadrin e një vlere të shtuar për historinë e shtetformimit të Kosovës po ashtu edhe në studimet e bashkëkohore në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë ndërkombëtare në mjedisin akademik shqiptar”, ka thënë Azizi.

May be an image of 6 people, people sitting and people standing

Në fjalën përmbyllëse të përurimit të librit ka folur edhe drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, duke nënvizuar rëndësinë e një produkti shkencor të këtij lloji, që duhet të shërbejë si një mësim për të ardhmen.

May be an image of 4 people, people standing, people sitting and indoor

“Është detyrë dhe kënaqësi që të jemi së bashku në rrethana të tilla për të prodhuar produkt shkencor, jo thjesht për të kaluarën, por për të parë të ardhmen përmes së kaluarës. Sepse fusha e historisë dhe e shkencave humane në përgjithësi, por edhe çdo shkencë tjetër ekziston, në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë. Dua të falënderoj bashkëorganizatorët dhe do të veçoj Bedriun sepse e kuptoj se pse nuk u zgjat për të treguar se çfarë është bërë për të arritur në një deklaratë të përbashkët, për të dhënë një ton brenda vijës shumë të hollë të shkencores dhe njëherazi të qartë”, u shpreh Bido.

May be an image of 5 people, people sitting, people standing and indoor

May be an image of 5 people, people standing and people sitting

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Condoleezza RICE 13.12. 2007, në të përditshmen amerikane…