Përurohet monografia “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” e Meliza Krasniqit

07 mars 2025 | 15:18

Në vigjilje të Ditës së Mësueses, 8 Marsit, sot në Institutin Albanologjik u bë përurimi i monografisë “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” i autores Meliza Krasniqi.

Pas punës kërkimore katërvjeçare, Krasniqi me këtë libër studimor për herë të parë ndriçon kontributin e shkrimtareve shqiptare në letërsinë tonë kombëtare.

Bashkëshorti i saj, Memli Krasniqi, i cili ishte në përurimin e librit, në llogaritë e veta në rrjete sociale ka shkruar: “E kam parë nga afër përkushtimin e saj, netët e gjata mes librave, pasionin me të cilin kërkonte çdo detaj, për ta sjellë këtë studim të plotë, profesional dhe kaq të nevojshëm. Sot ajo punë doli në dritë si një botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës, në duart e studiuesve, studentëve dhe çdo dashamiri të letërsisë shqipe.

Jam shumë i lumtur për Melizën, për forcën dhe vendosmërinë e saj në finalizimin e kësaj vepre të jashtëzakonshme! Përveç për Melizën, ky është një moment i shënuar dhe shumë i veçantë për të gjithë familjen tonë.

Urime Meliza. Jemi krenarë me ty!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se…