Përurohet Muzeu i masakrës në Krushë të Madhe (foto)
26 mars 2024
| 14:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në përurimin e Muzeut të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit.
Muzeu përmban ekspozitën me 200 videointervista me të mbijetuarit e masakrës, 60 artefakte nga të vrarët, të zhdukurit e të mbijetuarit, narracione audiovizuele tematike mbi humbjen, dhimbjen, përjetimin e të mbijetuarve dhe rrëfime për mbijetesën pas luftës.
Më 25-27 mars në këtë fshat ishin masakruar mbi 200 civil dhe ishin djegur mbi 800 shtëpi.
64 persona nga Krusha e Madhe vazhdojnë të jenë të pagjetur.
Nga Masakra në Krushë të Madhe ishte bërë një pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër Slobodan Milosheviçit dhe udhëheqësve të tjerë serb politikë dhe ushtarakë. /EO