Përurohet ndriçimi në pjesën e dytë të sheshit në Podujevë

12 shtator 2021 | 11:18

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përuruar mbrëmë ndriçimin në pjesën e dytë të sheshit.

Ai ka thënë se përveç shtimit të sigurisë, kjo i siguron pamje shumë më të bukur bulevardit të qytetit.

“Sheshi është në fazën përfundimtare të punimeve e shumë shpejt qytetarët do ta kenë në dispozicion të plotë për ta shfrytëzuar. Vazhdojmë me punë të mira!”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, Miguel Berger…