Përurohet ndriçimi publik në rrugët e fshatrave Dumnicë dhe Obrançë

18 qershor 2021 | 11:05

Në kuadër të projekteve të shërbimeve publike është finalizuar projekti i ndriçimit publik në rrugët “Ramë Obrança”, “27 dhjetori” dhe “Selim Obrança” në Obrançë dhe “Bajram Metolli” e “Sahit Azemi” në Dumnicë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përuruar ndriçimin publik në rrugët e dy fshatrave, në një gjatësi të përgjithshme prej 6.6 km.

Bulliqi me këtë rast uroi banorët e këtyre fshatrave dhe tha se projekti i ndriçimit publik do të vazhdojë me vendosjen e rrjetit të ndriçimit edhe në shumë fshatra dhe lagje të qytetit.

“Projektet për ndriçimi publik në qytet dhe fshatra do të vazhdojnë, janë projekte që do të trajtohen me prioritet, sepse ndikojnë drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve të komunës së Podujevës ”, ka thënë Bulliqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë ka kundërshtuar…