Përurohet në Nju Jork struktura gjigante, “The Vessel”

22 mars 2019 | 11:42

Në metropolin amerikan Nju Jork u përurua struktura gjigante me një projektim tejet të veçantë e emërtuar “The Vessel”.

E projektuar nga arkitekti Thomas Heatherwick, struktura në formën e hojeve të bletës gjendet në rajonin Hudson Yards, pjesën perëndimore të Manhattanit.

Godina, ndërtimi i së cilës nisi në vitin 2017, përfshin 157 shkallë, 2 500 shkallare dhe 80 pika lidhëse.

Struktura është ndërtuar në qendër të rajonit, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të ngjiten dhe të sodisin qytetin./javanews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - THAÇI A është e realizueshme zgjidhja…