Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

07 shkurt 2025 | 11:52

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka njoftuar për hapjen e një nënstacioni të ri policor në Leshak të Leposaviqit.

Përveç shumë të ftuarve, në sy ra edhe bashkëshortja e Kurtit, Rita Augestad Knudsen, e cila po qëndron në Kosovë që disa ditë.

“Më 10 shtator 2024, para më pak se 5 muajsh, kemi vendosur gurthemelin e këtij nënstacioni policor këtu në Leshak të Leposaviqit. Sot ai është i gatshëm, dhe prej tash do të jetë burim i sigurisë dhe adresë e raportimit për çdo qytetar pa dallim që jeton në këtë zonë. Pjesë e ndërtesës është edhe Agjencia për Regjistrim Civil, nga ku mund të marrin shërbimet qytetarët e komunës së Leposaviqit por edhe komunat e fshatrat përreth”,  ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për deputet, Besian Mustafa, ka ftuar qytetarët…