Përurohet objekti i ri i shkollës “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez

09 qershor 2020 | 14:29

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë sot përurimin e objektit të ri të shkollës fillore “Dëshmorët e Qyqavicës” në fshatin Qirez.

Me këtë rast, Jashari ka uruar nxënësit dhe arsimtarët për shkollën e re duke kërkuar nga ta përkushtim në ruajtjen e hapësirave shkollore si dhe përkushtim në procesin e edukimit të mirëfilltë të gjeneratave të reja.

“Ne do të bëjmë përpjekje që në këtë shkollë të investojmë rregullisht por nga ju kërkojmë që të kujdeseni për këto hapësira, e po ashtu të mësoni shumë, pasi që ju jeni e ardhmja e vendit jo vetëm e komunës, ne presim shumë nga ju ngase jeni perspektiva jonë, uroj që të keni sa më shumë suksese”, ka deklaruar Jashari.

Drejtori i kësaj shkolle, Avdi Jakupi, duke treguar për vështirësitë që kanë pasur nxënësit në shkollën e vjetër, ka falënderuar Jasharin për bashkëpunimin e treguar për realizimin e këtij projekti. “Në emër të gjithë stafit falënderoj kryetarin Jashari si dhe drejtorin Latifi, kjo shkollë neve na mundëson që të arrijmë mësim edhe më cilësor, sepse deri më tani kemi pasur shumë probleme. Tani kemi hapësirë të mjaftueshme, kemi kabinetin e informatikës, të kimisë, sallën e sportit, bibliotekën e hapësira tjera të shfrytëzueshme nga nxënësit dhe stafi”, është shprehur Jakupi.

I gjithë ky projekt i ndërtimit të shkollës ka kushtuar rreth 800 mijë euro dhe është bashkëfinancim mes Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami priti në takim guvernatorin e…