Përurohet objekti i ri i shkollës “Drita” në Gramaçel të Deçanit
Sot në Gramaçel të Deçanit është bërë përurimi i objektit të shkollës fillore “Drita.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se ndërtimi i objekteve të reja të shkollës, krijimi i mundësive më të mira për zhvillimin e mësimit si dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore është një dëshmi se çdo ditë e më shumë arsimi po bëhet prioritet në Kosovë.
“Me investimet e bëra, objekti i ri ofron kushte shumë të mira për mësim, një ambient i ngrohtë dhe i përshtatshëm për nxënësit dhe komunitetin. Një falënderim të veçantë për Ministrinë e Arsimit për mbështetjen e dhënë për ndërtimin e kësaj shkolle dhe z/v. ministren e Arsimit Edona Maloku-Berdyna për prezencën e saj sot. Falënderues për punën e palodhshme të drejtorit Mujë Avdiu dhe angazhimin e përkushtimin e mësimdhënësve të kësaj shkolle. Nxënësve ju urojmë suksese të vazhdueshme dhe të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre”, ka thënë Ramosaj.