Përurohet objekti i ri i shkollës në Lladrovc

09 qershor 2020 | 13:01

Në prag të shënimit të 16 Qershor – Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës dhe një ditë para fillimit të procesit mësimor për klasat e nënta, është hapur edhe një objekt i ri shkollor në komunën e Malishevës.

Nga sot, nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Afrim Buçaj” në Lladrovc, do të mësojnë në objekt të ri shkollor dhe në kushte moderne të mësimit.

Ndonëse për shkak të situatës me pandemi, u organizua një ceremoni e thjeshtë e përurimit, në këtë ceremoni morën pjesë, familje të dëshmorëve nga fshati Lladrovc, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, drejtori i DAE, Blerim Thaçi, qytetarë të Lladrovcit, mësues dhe nxënës të kësaj shkolle.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur dorëzimin e listës…