Përurohet objekti i ri i Urgjencës në Deçan (Foto)
05 prill 2021
| 12:24
Sot në Komunën e Deçanit është bërë përurimi i objektit të ri të Urgjencës.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se kjo u bë falë punës dhe përkushtimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Sot Deçani u bë edhe me objektin e ri të Urgjencës. Investimet për kompletimin e infrastrukturës shëndetësore në komunën tonë janë prioritet i yni. Mirënjohës dhe falënderues gjithmonë për ish- kryeministrin z. Ramush Haradinaj”, ka shkruar Bashkim Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.