![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/IMG_0350.jpeg)
Përurohet Parku “Isa Berisha” në Ditën e Çlirimit të Hanit të Elezit
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka njoftuar se në parkun e qytetit ëdhtë bërë zbulimi i pllakës së martirit “Isa Berisha”.
Ballazhi njoftimin e ka bërë në llogarinë e vet në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Projekti i parkut të qytetit “Isa Berisha” është projekt i hartuar nga Komuna e Hanit të Elezit dhe bashkëfinancim mes Komunës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ku bëmë shpalosjen e pllakatës bashkë me zv.Ministrin e MAPL-së, z.Arbër Vokrri, babain e martirit Isa Berisha, z.Muhamet Berisha, si dhe kryetarin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Dibra”, anëtarët e së cilës i dhanë hijeshi ceremonisë së djeshme me veshjet e tyre krahinore.
Parku “Isa Berisha” dikur ishte një zonë ushtarake e ish-Armatës Jugollave, ndërsa tashmë është një hapësirë rekreative dhe relakasimi për të gjitha grupmoshat dhe gjinitë, e për më tepër një vend familjar ku mund të kalohet kohë e bukur.
Ta ruajmë parkun tonë, le të jemi mirëmbajtës të devotshëm të këtij parku me rëndësi shpirtërore e historike në nder të martirit Isa Berisha.