Përurohet Parku për Inovacion dhe Trajnim në Prizren, priten investime 12 milionë euro

19 maj 2020 | 09:29

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari si dhe zv/ministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, kanë inauguruar Parkun për Inovacione dhe Trajnim në Prizren.

Kryeministri në detyrë, Kurti, ka thënë se inaugurimi i këtij parku është hap i madh për zhvillimin e teknologjisë informative në vend. Kurti ka uruar që ky park të jetë shembull për projekte të tjera. “Sot të gjithë jemi mbledhur për inaugurimin Parkut Trajnues në Prizren. Jam i lumtur, pavarësisht situatës që ka sjell pandemia. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Gjermanisë ka një lidhje të gjatë. Po hedhim një hap të madh duke u orientuar në teknologji informative. Kemi Prizrenin me një traditë të lashtë, tani po e sjellim një risi të të rinjve. Kemi besim të plotë nën menaxhimin e GIZ-it. Parku paraqet një projekt të rëndësisë së madhe, andaj kemi bashkëfinancim, 11.9 milionë euro e cila është në negocim e sipër”, ka treguar Kurti.

Ditë më parë qeveria mori vendim që sipërfaqja prej 40 hektarësh, ku dikur ishin kazermat e KFOR-it gjerman, tani t’i kalojë në shfrytëzim shoqatës “ITP Prizren”, e cila do ta zhvillojë Parkun gjermano-kosovar të Trajnimit dhe Inovacionit. Parku do të punojë për zhvillimin ekonomik, ndërmarrësinë, arsimin dhe hulumtimin. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkencave të aplikuara, teknologjisë, bujqësisë, mjedisit, krijimtarisë e kulturës.

Pas inaugurimit të këtij parku, Kurti, i shoqëruar edhe nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, do t’i vizitojë edhe dy biznese lokale në zonën industriale, përkatësisht në Qumështoren “Sharri” rreth orës 10:15 dhe në kompaninë “Proton Cable” rreth orës 10:50.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KLIKO KETU /PDF/ K.R.U Drini i Bardhë SH.A publikon ketë:…