Përurohet platforma elektronike për shërbime administrative ‘E-kiosk’ në Junik
22 korrik 2020
| 13:14
Komuna e Junikut nga sot përmes shërbimit elektronik ‘E-kiosk’ iu mundëson qytetarëve marrjen e shërbimeve administrative në çdo kohë.
Qytetarët përmes platformës elektronike ‘E-kiosk’ mund të shkarkojnë dokumentet si: Certifikata e lindjes, ekstraktin nga regjistri qendror, certifikatën e martesës, certifikatën e shtetësisë dhe certifikatën e vendbanimit.
‘E-kiosku’ do jetë në shërbim të qytetarëve 24/7.
Projekt është realizuar në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira dhe lehtë të qasshme për qytetarë”.
(Q.R / Epoka e re)