Përurohet projekti mjedisor i eko-klubit të gjimnazit ‘Eqrem Çabej’
29 dhjetor 2023
| 14:00
Komuna e Vushtrrisë ka përuruar projektin mjedisor të eko-klubit të gjimnazit “Eqrem Çabej”.
Përmes këtij projekti janë mbjellë një numër i konsideruar i pishave, janë vendosur drita “led” dhe çezme me “infrared”, që qëllimi kryesor i këtij projekti ka qenë ndërmarrja e veprimeve konkrete që të përmirësohet mbrojtja e mjedisit.
“Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti ishte edhe drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, i cili në fjalën e tij tha se Komuna e Vushtrrisë në vazhdimësi do të jetë mbështetëse e shkollave për projekte inovative. Përveç në shkollën e mesme ‘Eqrem Çabej’, një projekt i tillë është realizuar edhe në ShMP ‘Bahri Haxha’ në Vushtrri”, është thënë në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.