
Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Çifllak të Rahovecit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë dhe bashkëqytetarë, ka bërë të enjten përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Çifllak.
Kryetari Latifi ka thënë se çdo projekt që realizohet, në të mirë të qytetarëve i çfarëdo natyre qoftë ai, ka rëndësinë e tij.
Ai ka pohuar se projektet në fushën e shëndetësisë janë jetike për qytetarët e Komunës së Rahovecit. “Unë me këtë rast i përgëzoj qytetarët që do të shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore në këtë objekt dhe i siguroj ata, se punëtorët shëndetësorë do të jenë në shërbim të tyre e do të ofrojnë shërbime cilësore”, ka thënë Latifi.
Vlera e projektit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Çifllak, buxhetit të Komunës së Rahovecit i kushtoi 82,996 euro.
(Q. R / Epoka e re)