Përurohet Qendra e Regjistrimit Civil në Kastriot
13 gusht 2018
| 13:20
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Bjetush Gashi, kanë përuruar të hënën objektin e ri të Qendrës së Regjistrimit Civil (QRC) në këtë komunë.
Projekti për financimin e këtij objekti është bashkëfinancuar nga Komuna e Kastriotit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Ky objekt do të ofrojë shërbime të shumta, duke përfshirë: shërbimin për aplikim për lëshimin e letërnjoftimeve, pasaportave, patentëshoferëve dhe regjistrimit të automjeteve.
Po ashtu ky objekt do të shfrytëzohet edhe nga zyrat e gjendjes civile të cilat bëjnë regjistrimin e fakteve të lindjes, martesës dhe vdekjes.
/Epoka e re/