Përurohet qendra moderne për të moshuarit në Prishtinë
22 mars 2018
| 17:40
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përuruar të enjten Qendrën e të Moshuarve, në objektin e renovuar ku dikur ishte Qendra nr.1 e Mjekësisë Familjare.
Ai ka bërë me dije se një qendër e tillë është bërë për herë të parë në Prishtinë si pilot-projekt, dhe ka thënë se nëse funksionon si ide do të hapen edhe dy të tjera.
Qendra e të moshuarve ka kapacitet për 60-65 persona, dhe ka hapësira të ndryshme për pushim e socializim.
Brenda qendrës janë edhe këndet e leximit, këndet e lojërave, këndet për punë dorë, këndet e pushimit, si dhe hapësirat e veçanta për përcjelljen e kanaleve televizive.
Që nga java e ardhshme kjo qendër do të jetë e hapur dhe do të mund të shfrytëzohet nga të moshuarit.