Përurohet Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë
28 shtator 2021
| 12:20
Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë është hapur edhe zyrtarisht. Prezent në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë.
Teksa në prerjen e shiritit mori pjesë: Kryetari i Xhudos Ndërkombëtare, Marius Vizer, Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.