Përurohet Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ky është reagimi i Driton Kukës
Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, krahas përurimit të qendrës, vlerësoi lart praninë e të gjithë atyre që e përkrahën këtë projekt.
“Është një moment i rëndësishëm. Është mirë që të gjithë protagonistët, njerëzit që e kanë përkrahur ndërtimin e qëndresë, ishin këtu të pranishëm përfshirë qeverinë, kryetarin e Federatës Botërore të Xhudos, komunën e Pejës, Komitetin Olimpik të Kosovës, Federatën e Xhudos së Kosovës etj. Është shumë e rëndësishme që gjatë stërvitjeve secili garues të ketë trajnerin afër vetes dhe hapësirën e duhur, në aspektin teknik e sidomos në aspektin tatim për të cilin sportistët kanë nevojë dhe ky ka qenë problemi më i madh për mua si trajner”, ka deklaruar Kuka.
Të lumtura për ndërtimin e Qendrës së re janë shfaqur edhe tri kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
/Epoka e re/